Politike

Pasi e mbylli, Rama rikthehet në TikTok

Konkretisht në shkurt, qeveria vendosi rikthimin zyrtar të përdorimit të platformës online Tik Tok, ndërsa vetë Kryeministri sot ka postuar një video.

5 Prill 2026, 13:24 Nga E. D
Pasi e mbylli, Rama rikthehet në TikTok
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është rikthyer sërish në TikTok, pasi një vit më parë qeveria e mbylli aplikacionin dhe më pas e hapi prap këtë vit. Konkretisht në shkurt, qeveria vendosi rikthimin zyrtar të përdorimit të platformës online Tik Tok, ndërsa vetë Kryeministri sot ka postuar një video.

Pasi e mbylli, Rama rikthehet në TikTok

TikTok u mbyll në muajin mars 2025. Sipas qeverisë, kjo lëvizje erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u vra nga një bashkëmoshatar i tyre, pas një sherri të nisur në rrjetet sociale.

Kryeministri Edi Rama deklaroi asokohe se mbyllja e TikTok do të ishte e përkohshëm dhe se aplikacioni do të rihapej sapo të arrihej dakordësia me kompaninë kineze për vendosjen e filtrave./Dosja.al

edi rama tiktok

Sondazh

Poll