Sport

PSG e sheh Liverpoolin “të kalueshëm”, në rrugëtimin e saj në Champions League…

Talenti i PSG-së, Desire Doue është shprehur me plot besim për sfidën në fazën e 1/8 së finales së champions League kundër Liverpoolit.

6 Prill 2026, 10:30 Nga DOSJA

PSG e sheh Liverpoolin “të kalueshëm”, në

FRANCE - Në një intervistë për Telefoot, fituesi i “Golden Boy 2025” deklaroi se optimizmi te gjiganti francez është aq i lartë, sa besojnë se do ta fitojnë përsëri Champions League.

“Ne e dimë që mund ta fitojmë përsëri Champions League. Duam të bëjmë histori edhe një herë. Jemi të uritur dhe do ta tregojmë këtë”.

20-vjeçari kujtoi gjithashtu me nostalgji përballjen ndaj “The Reds” sezonin e kaluar, kur realizoi penalltinë vendimtare në “Anfield”, pas barazimit 1-1 në total (PSG fitoi 4-1 me penallti).

Ndërkohë, edhe mbrojtësi Lucas Hernandez ka konfirmuar se të gjithë janë gati për Liverpoolin. “Të gjithë jemi shumë optimistë... gjithashtu edhe gati”.

Ndërkohë, përballja e parë çerekfinale për Champions League do të zhvillohet në “Parkun e Princave” këtë të mërkurë nga ora 21:00.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll