Sport

Legjenda Paolo Maldini në ‘pole’ për postin e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit

Dy të tjerët, në radhët e legjendave që po diskutohen janë Del Piero dhe Albertini.

6 Prill 2026, 09:30 Nga DOSJA

Legjenda Paolo Maldini në ‘pole’ për postin e presidentit

ITALI - Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina, ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij, pasi ekipi kombëtar nuk arriti të kualifikohej për Kupën e Botës për herë të tretë radhazi.

Gravina, i cili e ka drejtuar FIGC që nga viti 2018, ishte thirrur nga ministrat dhe anëtarët e qeverisë italiane të jepte dorëheqjen pas humbjes së Italisë në gjuajtjet e penalltive në ndeshjet eliminatore kundër Bosnjës.

Sipas gazetës sportive “Gazzetta dello Sport”, favoriti për të marrë këtë pozicion është një lavdi e madhe e futbollit italian, Paolo Maldini, i cili ka edhe mbështetjen e Ministrit të Sportit të vendit, Andrea Abodi. 

Duhet theksuar se mbrojtësi veteran 57-vjeçar ishte drejtor teknik i Milanit nga viti 2019 deri në vitin 2023, dhe ka ka punuar edhe si drejtor zhvillimi te klubi kuqezi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll