Politike

"Kur nuk ke turp, thua çdo gjë"/ Berisha: Vizat u hoqën në 2010, kur Rama dërgonte emaile në Bruksel kundër heqjes

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se, Rama bënte greva urie dhe dërgonte email-e në Bruksel ndërkohë sot sipas kryedemokratit ai e quan këtë, arritjen e tij më të madhe.

4 Prill 2026, 21:21 Nga D.S

"Kur nuk ke turp, thua çdo gjë"/ Berisha: Vizat u

TIRANË- Kreu i Opozitës ka reaguar rreth deklaratës së kryeminstrit Rama lidhur me heqjen e vizave me Bashkimin Europian.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se, Rama bënte greva urie dhe dërgonte email-e në Bruksel kkundër heqjes ndërkohë sot sipas kryedemokratit, ai e quan këtë arritjen e tij më të madhe.

Reagimi i kreut të PD, Sali Berisha:

"Kur nuk ke turp thua çdo gjë. Miq, vizat me BE-në u hoqën në vitin 2010! Ky bënte greva urie dhe dërgonte email-e në Bruksel se po hoqët vizat do ju dynden 800 mijë shqiptarë. Kurse tani heqjen e vizave e quan arritjen më të madhe të jetës së tij! Kur nuk ke turp, thua çdo gjë!", shkruan Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama pd

Sondazh

Poll