Sport

Superiorja/ Dinamo gjen veten dhe përmbys Elbasanin, tani vetëm -1 nga “Final 4”

Me këtë fitore Dinamo ngjitet në kuotën e 43 pikë në renditje, vetëm 1 pikë larg Partizanit të vendit të katërt. Ndërsa Elbasani me 53 pikë zbret në vendin e tretë në renditje.

4 Prill 2026, 23:50 Nga DOSJA

Superiorja/ Dinamo gjen veten dhe përmbys Elbasanin, tani vetëm -1 nga

TIRANE - Dinamo ka mposhtur me përmbysje 4-1 Elbasanin në “Air Albania” në mbyllje të javës së 30-të dhe pas këtij suksesi ka zvogëluar në vetëm 1 pikë diferencën me Partizanin në tabelën e klasifikimit. Zona “Final 4” është vetëm 1 pikë larg, kur kanë mbetur edhe 6 javë nga përfundimi i sezonit të rregullt.

Ndeshja ka qenë e bukur dhe e luftuar. miqtë nisin shumë mirë takimin dhe kalojnë në avantazh me Lajthinë (3’). Dinamo mundohet të reagojë, por goli i barazimit vjen në fundin e pjesës së parë me Bregun (45’+1), që shënon nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesa e dytë nis shumë mirë për blutë, që gjejnë golin e avantazhit me Malomon (51’). Vila (66’) shënon golin e tretë, ndërsa në fundit e takimit Bregu (88’) realizon golin e dytë personal dhe të katërtin për skuadrën e tij.

Mbyllet 4-1 sfida në “Air Albania”. Dinamo ngjitet në kuotën e 43 pikë në renditje, vetëm 1 pikë larg Partizanit të vendit të katërt. Ndërsa Elbasani me 53 pikë zbret në vendin e tretë në renditje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll