Oferta Interit për Bastonin është e ulët: negociatat me Barçën kanë nisur…
ITALI - Negociatat për transferimin e Bastonit te Barcelona kanë filluar. Interi ka kërkuar 60 milionë euro, ndërsa katalanasit ende ...
Ekipi imagjinar i ‘Marcas’ kushton 650 milionë euro
SHBA - Me përfundimin e fazës play-off të Botërorit 2026 janë përcaktuar 48 skuadrat që do të marrin pjesë në edicionin e këtij viti, por si në çdo rast, shumë yje të futbollit europian dhe Botëror, do ta shohin Kupën e Botës nga shtëpia.
Gazeta spanjole “MARCA” ka publikuar “formacionin” më të shtrenjtë të lojtarëve që nuk do të marrin pjesë në Botëror, vlera e të cilit është më shumë se 650 milionë euro.
Në portë nuk ka rivalë dhe është Gianluigi Donnarumma, i cili ende nuk ka luajtur asnjë Botëror në karrierën e tij. Në mbrojtje, të rreshtuar me katër futbollistë, janë Ratiu nga Rumania, Zabarni i Ukrainës dhe Alesandro Bastoni, së bashku me lojtarin sllovak Hancko.
Cilësia dhe vlerat e lojtarëve janë më të larta në dy repartet e tjera, ku në mesfushë do të mungojnë në Botëror lojtarë si Mbuemo, Hjulmand, Szoboszlai dhe Kvaratskhelia.
Yjet e sulmit që do ta shohin Botërorin nga larg janë Victor Osimhen dhe Benjamin Šeško, pa harruar polakun Robert Lewandowski.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Negociatat për transferimin e Bastonit te Barcelona kanë filluar. Interi ka kërkuar 60 milionë euro, ndërsa katalanasit ende ...
ARABIA SAUDITE - Koha duket se ka ndaluar fjalë për fjalë për kampionin portugez. Pas një pushimi të detyruar që i kishte s...
FRANCE - Pranvera e Parisit filloi mbrëmë kundër Toulouse. Vetëm pak ditë para se të priste Liverpoolin këtu në Parc d...
VLORE - Përballja hapëse e javës së 30-të në Abissnet Superiores mes Flamurtari dhe Tiranës u mbyll në barazim 1-1, n&eu...
GJERMANI - Gana, e cila do të jetë në Kupën e Botës të ardhshme në një grup me Anglinë, Kroacinë dhe Pa...
SPANJE - Hansi Flick i vlerësoi shumë Atlético Madridin, Simeonen dhe Griezmannin para ndeshjes së tyre në La Liga&n...
SPANJE - Diego Pablo Simeone u shfaq në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes kundër Barcelonës. Trajner...
ANGLI - Chelsea luan çerekfinalen e Kupës FA nesër pa Enzo Fernandez, i cili është ndëshkuar nga klubi. Trajneri Li...
GJERMANI- Bayern Munich do të jetë pa Harry Kane për ndeshjen e nesërme të Bundesligës kundër Freiburgut për...
ITALI - Italia pothuajse gjithmonë ka zgjedhur t’ua besojë ekipin kombëtar trajnerëve italianë dhe procesi ...