Aktualitet

Ambasadori i Shqipërisë Belortaja thirrje Ramës: Gjeni një eskpert dhe nis masat ndaj koronavirusit, ja cili ‘gjeneral’

22 Shkurt 2020, 22:10 Nga DOSJA
Ambasadori i Shqipërisë Belortaja thirrje Ramës: Gjeni një

TIRANË– Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të gjejë një lider dhe ta vendosë në krye të një grupi apo ekipi, që duhet të angazhohet për parandalimin e hyrjes së koronavirusit në Shqipëri. Në një status në Facebook, Belortaja ka publikuar foton e epidemiologut Zhong Nanshan njihet si hero i luftës kundër SARS-it ne 2003, të cilin Kina e ka zgjedhur në krye të grupit të ekspertëve që vrapojnë në një garë kohe kundër Koronavirusit COVID-19. Ndër rreshta, ambasadori shprehet që edhe Shqipëria duhet ta gjëj një të tillë, ndodhta jo të këtij kalibri por të përafërt me të dhe të nisë masat parandaluese.

Ky është “gjenerali” që drejton sot operacionin kërkimor ndaj epidemisë në Kinë. Pulmonologu dhe epidemiologu Zhong Nanshan njihet si hero i luftës kundër SARS-it ne 2003, i votuar si një nga 10 shkencëtarët më të mëdhenj të Kinës (2010) pa hezituar edhe të kritikojë kur e desh puna. Komisioni Kombëtar i Shëndetit e gjeti dhe e vuri në krye të grupit të ekspertëve që vrapojnë në një garë kohe kundër Koronavirusit COVID-19. Si 1-shi i asaj pune atij i është lënë edhe mikrofoni i zëdhënësit te asaj lufte! E kush më mirë se ai mund të shpjegojë? Pyetja tani është: e kemi ne një të ngjashëm? S’ka rëndësi edhe në se s’është tamam ky kalibër. A e njohim ne më të mirin e kësaj fushe? Ta thërresim, ta vemë në krye të një bordi special parandalues, t’i japim rogë 5-fishe, ta lemë ta zgjedhë vetë skuadrën e ekspertëve, të flasë e japë porosi kompetente, urdhra ekzekutivë për aeroportin, terminalet, avionet e tragetet, spitalet, konçensionet, përfshi edhe urdhra me efekt të fortë .. buxhetor. Mos hezitojmë për punë moshe: Zhong Nanshan i ka mbushur me kohë..83 vjeç,”– shkruan Belortaja.

Alarmi për koronavirusin ka përfshirë edhe Shqipërinë, pas dy viktimave që janë shënuar në Itali. Në Portin e Durrësit janë shtuar masat e sigurisë dhe kontrollet për tragetet që vijnë nga Italia drejt Shqipërisë, ndërsa vetëm në fundjavë kanë hyrë 2 tragete me 446 pasagjerë. Mjeku Indrit Kalaja, përgjegjës për karantinën e vendosur në këtë port, ka bërë me dije se janë bërë të gjitha kontrollet dhe pasagjerët nuk kanë patur lidhje me vatrat e infektuara. Kina po përballet çdo ditë e më shumë me shtimin e numrit të viktimave si shkak i koronavirusit që është përhapur gjerësisht në 29 vende të botës. Mësohet se në rang global janë shënuar 2345 viktima dhe mbi 75 mijë njerëz të tjerë janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës. Ndërkohë në Korenë e Jugut pasi u shënua edhe viktima e parë disa ditë më parë, ndërsa numri i të infektuarve është rritur në 156. Ky virus rrezikon të përhapet në mbarë botën pasi përhapet shumë lehtë nga njeriu në njeri.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet selim belortaja zhong nanshan selim belortaja zhong nanshan

Sondazh

Poll