Sport

Turqia mposhti Rumaninë dhe kalon në finalen e play-off-it, e pret Kosova në Prishtinë…

Turqia tani ka edhe një pengesë tjetër si Kosova, me të cilën do të ndeshet më 31 mars në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, për të kaluar në finalet e Botërorit

27 Mars 2026, 03:18 Nga DOSJA
Turqia mposhti Rumaninë dhe kalon në finalen e play-off-it, e pret

TURQI - Turqia bën një hap të madh drejt fazës finale të Botërorit. Skuadra e drejtuar nga Vincenzo Montella arriti t’i imponohet Rumanisë së Mircea Lucescut në gjymëfinalen e play-off-it në rrugëtimin B të UEFA duke e mundur me rezultatin 1-0.

Ishte një ndeshje ku skuadra turke e pati shumë të vështirë të gjejë hapësira, pasi Rumania ishte e vendosur mjaft mirë në mbrojtje. Rezultati u zhbllokua në fillimin e pjesës së dytë, kur Arda Guler me një pasim të gjatë arriti të gjejë Ferdi Kardiouglu.

Pas këtij goli të dyja skuadrat patën shanse shënimi në portat respektive, por asnjëra prej tyre nuk mundi t’i konvertojë në gol dhe sfida u mbyll 1-0 për Turqinë, që tani ka edhe një pengesë tjetër më 31 mars në “Fadil Vokrri” të Prishtinës për të kaluar për të arritur në fazën finale të Botërorit; ajo është pikërisht Kosova.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll