Sport

Shuhet ëndrra e Shqipërisë për Botërorin 2026, kuqezinjtë humbin ndaj Polonisë

Edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të Arbër Hoxhës në pjesën e parë të lojës, kuqezinjtë nuk mundën të ruanin rezultatin, pasi polakët përmbysën gjithçka në pjesën e dytë.

26 Mars 2026, 22:46 Nga E. D

Shuhet ëndrra e Shqipërisë për Botërorin 2026,

POLONI- Shqipëria nuk ia doli me Poloninë. Kuqezinjtë humbën 2-1 përballë Polonisë në gjysmëfinalet e fazës “play-off” në Varshavë. Edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të Arbër Hoxhës në pjesën e parë të lojës, kuqezinjtë nuk mundën të ruanin rezultatin, pasi polakët përmbysën gjithçka në pjesën e dytë.

Pak para se polakët të barazonin shifrat në 1-1 me anë të Robert Lewandowskit, Shqipëria humbi dy raste të arta për të mbyllur ndeshjen, fillimisht me anë të Laçit e më pas me anë të Pilos. Dy futbollistët kuqezi shpërdoruan në mënyrë amatoreske dy raste të pastra për të shënuar.

Ndërsa Polonia shënoi edhe golin e dytë me anë të Zielinskit, i cili me një gjuajtje potente nga jashtë zone nuk i dha asnjë mundësi Strakoshës për të reaguar. Në fazën finale, Polonia do të përballet me Suedinë, e cila ka fituar 1-3 përballë Ukrainës./Dosja.al

ndeshja poloni- shqiperi

Sondazh

Poll