Aktualitet

Vetëvarja e të paraburgosurit në qeli, Metani: E morëm vesh nga mediat, do hetojmë për rastin

21 Shkurt 2020, 18:26 Nga DOSJA
Vetëvarja e të paraburgosurit në qeli, Metani: E morëm vesh

TIRANË– Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani njoftoi nisjen e verifikimeve nëse kanë vepruar apo jo gjykatat konform ligjit në dosjen gjyqësore ndaj Bilibil Hasanit, i cili mbahej në paraburgim prej tre muajsh për akuzën e vjedhjes. I kontaktuar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, Metani tha se pas vetëvrasjes së Hasanit ILD, “Po vlerëson rastin për fillimin e verifikimit nëse ka patur vonesa në veprimet procedurale hetimore apo gjyqësore si dhe nëse ka zbatim të gabuar të ligjit material apo procedural” .

I paraburgosuri i dha fund jetës në qelinë e 313 duke u vetëmbytur me çarçaf, ndërsa u raportua se ai kishte vjedhur 12 mijë lekë dhe se për këtë ngjarje ai u arrestua në muajin dhjetor 2019.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani u njoh nga mediat me lajmin e vetëvarjes së 43 vjecarit B.H. në institucionin e vuajtjes së dënimit 313 në Tiranë, si dhe me pretendimin se i ndjeri po qëndronte me masë sigurie në burg, për shkak se kishte vjedhur 12 mijë lekë të vjetra.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë po vlerëson rastin për fillimin e verifikimit nëse ka patur vonesa në veprimet procedurale hetimore apo gjyqësore, si dhe nëse ka zbatim të gabuar të ligjit material apo procedural,“- tha Metani.

Marrë nga Top-Channel 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artur metani bilbil hasani vetëvaret i paraburgosuri artur metani bilbil hasani vetëvaret i paraburgosuri

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shkurt 2020, 16:29

TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe ka publikuar pamje nga aksioni i mbrëmshëm i Policisë së Shtetit, i cili kishte si qëllim goditjen e basteve onl...