Aktualitet

Strehonin emigrantë në hotel dhe i kalonin drejt BE-së, arrestohet familja nga Korça, një në kërkim

21 Shkurt 2020, 18:21 Nga DOSJA
Strehonin emigrantë në hotel dhe i kalonin drejt BE-së,

KORÇË– Tre anëtarë të një familjeje janë vënë në pranga ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë strehuar në hotelin e tyre në Korçë disa emigrant të paligjshëm dhe se në këmbim të parave u premtonin atyre kalimin drejt vendeve të BE-së. sipas njoftimit zyrtar të policisë, në pranga kanë rënë Mirela Dvorani, 46 vjeçe, banuese në Korçë, Vasjan Dvorani, 25 vjeç, banues në Korçë (djali i 46-vjeçares) i dënuar më parë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Nazar Dvorani, 62 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërsa në kërkim ëhstë shpallur Nevruz Demirllari, 59 vjeç, banues në Korçë (bashkëshorti i 46-vjeçares) i dënuar më parë për “Kontrabanda me mallra të tjera”. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt fitimit deri në 100 euro (ku përfshihej akomodimi në hotel dhe transportimi drejt Tiranës) iu premtonin emigrantëve të paligjshëm, kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Gjithashtu nga Drejtoria Rajonale e Hetimit Tatimor, Mirela Dvorani, është gjobitur me vlerën 50.000 lekë për punonjës të padeklaruar, të punësuar në hotelin e saj.

Njoftimi i policisë Korçë:Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Agjencia”.

Operacioni pas një hetimi 1-mujor kryer në bashkëpunim me DVKM-Korçë, DVP-Tiranë, DVP-Elbasan dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kërkim. Midis tyre një çift bashkëshortësh dhe djali i tyre, pronarë të një hoteli, në të cilin akomodonin shtetas të huaj dhe më pas me bashkëpunëtorin e dyshuar të tyre, i transportonin drejt Tiranës me qëllime fitimi. Nga strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, pas një hetimi 1-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Agjencia” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit :

Si rezultat i hetimeve të kryera rezulton se, këta shtetas kanë ndihmuar emigrantë të paligjshëm, fillimisht duke i akomoduar në ambientet e hotelit në pronësi të shtetases M. D., në lagjen nr. 9, Korçë, më pas djali i saj me mjetin tip “BMË-X5” në bashkëpunim me shtetasin N. D., i cili ka në pronësi një autobus transporti udhëtarësh të linjës Korçë-Tiranë, kryenin transportimin e tyre në drejtim të kryeqytetit. Kundrejt fitimit deri në 100 euro (ku përfshihej akomodimi në hotel dhe transportimi drejt Tiranës) këta shtetas iu premtonin emigrantëve të paligjshëm, kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Elbasan, u bë e mundur dokumentimi me prova ligjore edhe i disa ngjarjeve të tjera të kryera gjatë periudhës së hetimit, të aktivitetit kriminal të tyre në këtë fushë. Gjithashtu nga Drejtoria Rajonale e Hetimit Tatimor, shtetasja M. D., është gjobitur me vlerën 50.000 lekë për punonjës të padeklaruar, të punësuar në hotelin e saj. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim më shumë se 1 herë” e cila dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet familja dvorani ne korce emigrante te paligjshem korce arrestohet familja dvorani ne korce emigrante te paligjshem korce

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shkurt 2020, 16:29

TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe ka publikuar pamje nga aksioni i mbrëmshëm i Policisë së Shtetit, i cili kishte si qëllim goditjen e basteve onl...