Politike

"Bllokimi nuk u kundërshtua as nga BE”/ Rama komenton vendimin e GJK për TikTok-un: Trajtimi si ‘lule mos më prek’ nuk përmirëson drejtësinë

Gjatë fjalës së tij në podkastin 'Flasim', Rama u shpreh se Kushtetuesja vendosi kundër vullnetit të 95% të qytetarëve që donin mbylljen e platformës. 

15 Mars 2026, 09:45 Nga I.A
"Bllokimi nuk u kundërshtua as nga BE”/ Rama komenton vendimin e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mbylljen e TikTok nga qeveria. Gjatë fjalës së tij në podkastin 'Flasim', Rama u shpreh se Kushtetuesja vendosi kundër vullnetit të 95% të qytetarëve që donin mbylljen e platformës. 

Më tej Rama theksoi se prokurorët dhe gjyqtarët duhet që të përballen dhe me kritika nga qeveria pasi trajtimi i tyre si ‘lule mos më prek’ nuk përmirëson drejtësinë.

"Këtë javë GJK moti vendim për TikTok-un kur në fakt nuk kishte më çështje, pasi pas bllokimit të aplikacionit dhe sipas kërkesës së 95 për qind të mësuesve dhe prindërve diskutuam me kompaninë që mori përsipër dhe implementoi një sërë masash të reja për ofrimine shërbimit për shqiptarët. Mirë që gjyqtarët dhe prokurorët të përballen me kritikë kontruktive për të përmirësuar punë n e tyre. Trajtimi si “lule mos më prek “ nuk përmirëson drejtësinë. Kemi sot në zotërim falë atij bllokimi filtra algoritmikë dhe për moshën dhe gjuhën e dhunës. GJK si kofini pas të vjelit, nuk merr parasysh detyrimin kushtetues që fëmijët kanë të drejtën e një mbrojtje të veçantë nga shteti dhe duhet të mbrohen nga çdo gjë që i dëmton, dhe nuk merr parasysh faktin që bllokimi u komentua pozitivisht në arenën ndërkombëtare, kur shumë vende po përpiqen të marrin masa të tilla, dhe nuk u kundërshtua nga BE”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll