Sport

VIDEO/ Befason Bayern, ndonëse me dy lojtarëve më pak - siguron një pikë në Leverkusen!

Bayern Munich ka arritur të fitojë në Leverkusen, edhe pse kundërshtari kishte dy lojtarë më pak.

15 Mars 2026, 08:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Befason Bayern, ndonëse me dy lojtarëve më pak - siguron

GJERMANI - Jakcson dhe Diaz u ndëshkuan me karton të kuq, por “bavarezët” nuk mundën të fitojnë ndaj Bayer Leverkusen, teksa ndeshja përfundoi në barazim 1-1.

Vendasit e nisën për mrekulli ndeshjen, ku Aleix Garcia shënoi për ta zhbllokuar rezultatin vetëm pas gjashtë minutash lojë.

Bayern Munich arriti të barazonte përmes Jonathan Tah, por që goli i qendërmbrojtësit u anulua shkaku i një prekje të topit me dorë.

Pas kësaj, situata u përkeqësua për Leverkusenin, pasi Nicolas Jakcson mori direkt karton të kuq për një ndërhyrje të panevojshme te kundërshtari (42’).

Bayern, duke përfituar se ishte një lojtar më tepër filloi të krijonte edhe më shumë raste, ku Diaz ishte afër të shënonte.

Harry Kane gjeti rrugën drejtë rrjetës, por goli i tij u anulua si pasojë e një tjetër prekje të topit me dorë. Megjithatë, pas një gabimi amator në mbrojtje, përfitoi Luis Diaz i cili barazoi rezultatin në 1-1 (69’).

Në vijim, Diaz mori karton të kuq duke tentuar të fitonte një penallti. Gjyqtari i dha karton për simulim, i cili rezultoi të ishte i dyti dhe si pasojë u largua nga fusha.

Me dy lojtarë më pak, Leverkuseni arriti të realizonte përmes Hofmann, por edhe goli i këtij u anulua për pozitë jashtë loje (90+4’).

Në përfundim, Bayern Munich mbetet lider me 67 pikë, ndërsa Leverkusen zë vendin e gjashtë me 45 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll