Sport

Elbasani feston edhe në futboll…në “Ditën e Verës”, fiton në Vlorë dhe barazon Vllazninë në krye

Elbasani ka arritur një fitore të rëndësishme në javën e 28-të të Superiores në transfertë përballë Flamurtarit.

14 Mars 2026, 22:14 Nga DOSJA
Elbasani feston edhe në futboll…në “Ditën e

VLORE - Elbasani ka arritur një fitore të rëndësishme në javën e 28-të të Superiores në transfertë përballë Flamurtarit. Sfida e luajtur në Vlorë nisi mjaft mirë për vberdheblutë, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 5’ me anë të Xhonatan Lajthisë.

Në minutën e 54’, Herald Marku kishte mundësinë e artë për të barazuar shifrat, por gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit. Kjo bëri që 9 minuta më vonë, Lajthia të dyfishonte shifrat.

Dy minuta pas golit të dytë të miqve, vlonjatët shënuan me Ramanin, ndërsa nga minuta e 69’ deri në të 82’, sfida u ndërpre për shkak të një dëmtimi të frikshëm të portierit të verdhebluve, Jancek.

Në pjesën e mbetur të lojës, ekipi i Elbasanit ruajti avantazhin, duke marrë tre pikët që i duheshin për t’iu bashkuar Vllaznisë në krye me 52 pikë, ndërsa Flamurtari bie sërish në vendin e fundit me 24 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll