Sport

Ivan Tudor në fije të perit: Tottenham në kërkim të trajnerit të tretë të sezonit…

Trajneri kroat pëson katër humbje në katër ndeshje dhe përballja me Liverpoolin mund të çojë në një tjetër ndryshim në stolin e Spurs.

14 Mars 2026, 11:00 Nga DOSJA

Ivan Tudor në fije të perit: Tottenham në kërkim të

ANGLI - Tottenham ka një plan emergjence për të punësuar trajnerin e tretë këtë sezon, nëse Igor Tudor dështon të përmbysë spiralen në rënie të ekipit - me vetëm një pikë më shumë se West Ham, i cili është në pozitën e parë të rënies nga kategoria, londinezët do të vizitojnë Liverpoolin këtë të diel.

Sipas The Athletic, Spurs tashmë po shqyrtojnë mundësi të ndryshme për pozicionin e trajnerit në mënyrë që të shpëtojnë një sezon që po shkon keq e më keq. Prandaj, dueli me kampionët në fuqi shihet si jetik - dhe Tudor do të jetë pa João Palhinha dhe kapitenin Cristian Romeron.

Nëse Igor Tudor, i cili humbi katër ndeshjet e para në krye të ekipit, shkarkohet, Tottenham do të duhet të vendosë gjithashtu midis punësimit të një zgjidhjeje afatshkurtër, ose një trajneri që mund të fillojë edhe sezonin e ardhshëm.

Në janar, kur Thomas Frank ende drejtonte Tottenham, ish-lojtari Sol Campbell sugjeroi Ruben Amorim për atë pozicion.

Është e sigurt se tre ndeshjet e ardhshme të Tottenhamit do të përcaktojnë pjesën më të madhe të pjesës së mbetur të sezonit: pas Liverpoolit, ata presin Atlético Madridin në ndeshjen e dytë të raundit të 16-shes së Ligës së Kampionëve, pasi kanë humbur 2-5 në Madrid, dhe më pas luajnë edhe në shtëpi kundër Forest, në një duel jetësor në luftën për mbijetesë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll