Sport

Superiorja/ Java e 28-të nis me rrëmujë dhe tension. Egnatia braktis ndeshjen, Xhemajli dhe Tetova ndëshkohen me kartona të kuq...

Dy kartona të kuq për skuadrën rrogozhinase. Pas kartonit të kuq të Xhemajlit, Egnatia braktis ndeshjen dhe rikthehet në fushën e lojës pas rreth 7 minutash protestë. Më pas edhe trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, u ndëshkua me karton të kuq po për shkak të protestave.

13 Mars 2026, 22:33 Nga DOSJA

Superiorja/ Java e 28-të nis me rrëmujë dhe tension. Egnatia

RROGOZHINE - Nuk nisi mirë faza e 4-t e Kampionatit të 87-të të Abissnet Superiores. Sfida e javës së 28-të Egnatia - Vllaznia pati çaste tensioni tensioni në fundin e saj, ndeshje kjo që u mbyll në barazim 0-0.

 Gjithçka nisi në minutën e 71-të të ndeshjes kur gjyqtari i ndeshjes ndëshkoi me karton të kuq mbrojtësin e Egnatias, Arbenit Xhemajli, pas një dueli me sulmuesin dhe kapitenin e Vllaznisë, Bekim Balajn.

Një moment ky që acaroi skuadrën e Egnatias, e cila në shenjë proteste braktisi fushën e lojës. Gjyqtari Lata, pasi e verifikoi episodin e ndërhyrjes së Xhemajlit në sistemin VAR, e konfirmuar vendimin e tij për të ndëshkuar me karton të kuq qendërmbrojtësin e ekipit rrogozhinas.

Egnatia braktis ndeshjen dhe rikthehet në fushën e lojës pas rreth 7 minutash protestë. Më pas edhe trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, u ndëshkua me karton të kuq po për shkak të protestave.

Në vijim, ndeshja Egnatia - Vllaznia mbyllet me rezultatin e barabartë 0-0, ku rrogozhinasit mbetën të pakënaqur. Vllaznia, pas kësaj ndeshjeje ruan kryesimin në renditje me 52 pikë, dy më tepër se sa Egnatia që e ndjek.

Në vend të tretë është Elbasani me 49 pikë, e cila nesër do të përballet me Flamurtarin në Vlorë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll