Sport

Trajneri i kombëtares së femrave të Luksemburgut shkarkohet për ngacmime seksuale…

Federata e Futbollit e Luksemburgut shkarkoi këtë të enjte trajnerin e kombëtares së femrave, Daniel Santos që e mbante këtë detyrë që nga viti 2020 për ngacmim seksual.

13 Mars 2026, 18:30 Nga DOSJA

Trajneri i kombëtares së femrave të Luksemburgut shkarkohet

LUKSEMBURG - Trajneri 44-vjeçar Daniel Santos, që ka drejtuar ekipin kombëtar të femrave, largohet menjëherë nga posti i tij. Federata e Futbollit të Luksemburbut nëpërmjet një komunikate bën të ditur se në drejtim të Santos janë bërë disa denoncime, ku flitej për mesazhe të papërshtatshme të dërguara në drejtim të disa prej lojtareve.

‘Kjo sjellje, është kundër vlerave etike dhe në kuadër të respektit të kërkuar nga Federata - theksohej më tej në komunikatën e qeverisë së futbollit në Luksemburg, e cila shtoi se veproi pa hezitim për të mbrojtur futbollistet e përfshira dhe integritetin e ambientit sportiv - dëshmitë e mbledhura dhe humbja e qartë e besimit të shprehura nga lojtaret e bënë të pamundur çdo bashkëpunim’.

Avokati i Fédératës së Futbollit të Luksemburgut (FLF), Marc Diederich, foli me Luxemburger Wort një ditë pasi Dan Santos u shkarkua si trajner me efekt të menjëhershëm.

Mesazhet me tekst, të cilat iu dërguan nga anëtarët e ekipit drejtoreshës së futbollit të femrave të FLF-së, Carine Nardecchia, datojnë disa vite më parë. "Nuk e dimë pse kjo doli në dritë vetëm tani", tha Diederich. Gjithsesi, ai nuk ishte në gjendje të komentonte nëse akuzat do të kenë pasoja ligjore për Santosin. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll