Aktualitet

PAMJE/ Trafik i rënduar në autostradën Tiranë–Elbasan, shënohet radhë kilometrike automjetesh

Radhët e mjeteve është shtuar nga dalja e tunelit të Krrabës deri në zonën e Bradasheshit, duke vështirësuar kështu ndjeshëm qarkullimin e tyre.

13 Mars 2026, 21:04 Nga E.d
PAMJE/ Trafik i rënduar në autostradën Tiranë–Elbasan,
Pamje nga trafiku

TIRANË- Një trafik i gjatë automjetesh është krijuar në autostradën Tiranë–Elbasan gjatë kësaj mbrëmje. Radhët e mjeteve është shtuar nga dalja e tunelit të Krrabës deri në zonën e Bradasheshit, duke vështirësuar kështu ndjeshëm qarkullimin e tyre.

Drejtuesit e automjeteve bëjnë të ditur se lëvizja në disa segmente është shumë e ngadaltë dhe pothuajse e paralizuar. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar për shkakun e situatës së krijuar. Dyshohet se fluksi i lartë i mjeteve, apo ndonjë një incident i mundshëm në rrugë mund të kenë ndikuar në krijimin e trafikut të rënduar./Dosja.al

tiranë–elbasan trafik policia

Sondazh

Poll