Aktualitet

Dhunoi punonjësin e policisë bashkiake, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Sherri nisi për shkak të vendosjes së një mase administrative ndaj automjetit të tij për parkim të gabuar. 

13 Mars 2026, 20:45 Nga E.d
Dhunoi punonjësin e policisë bashkiake,
Foto ilustruse

VLORA- Policia ka arrestuar një 43-vjeçar në qytetin e Vlorës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj një punonjësi të Policisë Bashkiake për shkak të detyrës.

Sherri nisi për shkak të vendosjes së një mase administrative ndaj automjetit të tij për parkim të gabuar. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”. 

Njoftimi i policisë

Arrestohet në flagrancë një 43-vjeçar pasi ushtroi dhunë fizike ndaj një punonjësi të Policisë Bashkiake për shkak të detyrës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës” , shtetasin M. L., 43 vjeç, banues në Vlorë.

Sot, rreth orës 10:55, në rrugën “Mitaq Salati”, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, për shkak të vendosjes së një mase administrative ndaj automjetit të tij për parkim të gabuar, shtetasi M. L ka ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësit të Policisë Bashkiake Vlorë, shtetasit S. N., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”./Dosja.al

vlorë 43-vjeçari policia

Sondazh

Poll