Sport

Kombëtarja e Iranit sfidon Trumpin: "Askush nuk mund të na përjashtojë nga Kupa e Botës 2026"…

Në një shënim në Instagram, përgjigja ndaj presidentit amerikan erdhi: "FIFA vendos, jo një vend i vetëm. Ne u kualifikuam në fushë."

13 Mars 2026, 14:30 Nga DOSJA

Kombëtarja e Iranit sfidon Trumpin: "Askush nuk mund të na

IRAN - Ekipi kombëtar i futbollit të Iranit thotë se "askush" nuk mund t'i përjashtojë ata nga Kupa e Botës 2026, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump paralajmëroi se pjesëmarrja e tyre mund të vërë në rrezik "jetën dhe sigurinë e tyre".  

Në një deklaratë të postuar në një histori në Instagram, ekipi kombëtar iranian i futbollit përsëriti se pjesëmarrja e tyre në turne nuk do të përcaktohet nga "asnjë individ apo vend. Kupa e Botës është një ngjarje historike dhe ndërkombëtare, dhe organi i saj drejtues është FIFA, jo ndonjë vend", thuhej në deklaratë.

"Ekipi kombëtar iranian, falë forcës së tij dhe fitoreve vendimtare të arritura nga bijtë e guximshëm të Iranit, ishte ndër ekipet e para që u kualifikua për këtë turne të rëndësishëm", vazhduan ata.

"Sigurisht, askush nuk mund ta përjashtojë ekipin kombëtar iranian nga Kupa e Botës; i vetmi vend që mund të përjashtohet është ai që mban vetëm titullin 'pritës', por nuk është në gjendje të garantojë sigurinë e ekipeve pjesëmarrëse në këtë ngjarje globale."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll