Sport

Bayern fiton, por humbet gardianin për ndeshjen e Champions në mesjavë…

Portieri 39-vjeçar Manuel Nojer e kishte lajmëruar stafin mjekësor, por më pas kishte vendosur që të qëndronte në fushë deri në fundin e sfidës.

8 Mars 2026, 11:00 Nga DOSJA

Bayern fiton, por humbet gardianin për ndeshjen e Champions në

GJERMANI - Bayern Munich nuk do të ketë në dispozicion një nga lojtarët më me eksperiencë në radhët e skuadrës, portierin Manuel Nojer, për ndeshjen ndaj Atalantës në këtë mesjave për Ligën e Kampioneve.

Portieri ka pësuar një dëmtim muskulor në ndeshjen e të premtes në darkë ndaj Borussia M'Gladbah, të fituar me shifrat 4-1 nga bavarezët. 39-vjeçari kishte lajmëruar stafin mjekësor, por më pas kishte vendosur që të qëndronte në fushë deri në fundin e sfidës.

Megjithatë, kontrollet e mëvonshme kanë verifikuar një problem që do ta detyrojë Nojer që të qëndrojë jashtë fushave për të paktën një javë.

Sipas “Bild”, kjo e bën të sigurt mungesën e tij në ndeshjen e mesjavës ndaj Atalantës. Bavarezët nuk duan të rrezikojnë praninë e Nojer në ndeshjet më vendimtare të sezonit, ndaj do të mundohen ta rikuperojnë për sfidën e dytë ndaj italianëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll