Sport

"Shpresoj ta shpërqendroj rivalen time". Ja sa vlen unaza me të cilën luan Sabalenka

Aryna Sabalenka bëri shaka për unazën që mbante në fushë, një dhuratë e pak ditëve më parë nga bashkëshorti i saj i ardhshëm, Georgios Frangulis.

8 Mars 2026, 09:00 Nga DOSJA

"Shpresoj ta shpërqendroj rivalen time". Ja sa vlen unaza me

SHBA - "Është e rehatshme dhe shumë e shkëlqyeshme. Shpresoj që rivalja ime të shpërqendrohet prej saj," u shpreh tenistja bjelloruse kur u pyet për të

Pas fitores së saj 6-4, 6-2 ndaj Himeno Sakatsume në Indian Wells, Aryna Sabalenka bëri shaka për unazën që mbante në fushë, një dhuratë e pak ditëve më parë nga bashkëshorti i saj i ardhshëm, Georgios Frangulis.

Një diamant që i ra në sy edhe të Novak Djokovic, një mik i shkëlqyer i numrit një në botë për femra. Por sa vlen unaza me diamant 12 karatësh, që e bëri bjellorusen të thoshte "Po"-në e saj fatale për martesë? Vlera e saj e përllogaritur është rreth një milion dollarë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll