Sport

Ish-kapiteni i Man.City është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë neurologjike

Andy Morrison është diagnostifikuar dhe vuan nga sindroma Ramsay Hunt…

7 Mars 2026, 12:00 Nga DOSJA
Ish-kapiteni i Man.City është diagnostikuar me një sëmundje
Andy Morrison (djathtas) përkrah Rubén Dias

ANGLI - Andy Morrison, ish-kapiteni i Manchester Cityt, zbuloi se është diagnostikuar me sindromën Ramsay Hunt, një gjendje e rëndë neurologjike. Ai vetë e ndau lajmin të enjten në një video emocionale të postuar në rrjetin social X (ish Twitter).

Morrison u zotua të luftojë sëmundjen dhe shpjegoi situatën në video: "Vetëm një përditësim i shpejtë, kam marrë shumë mesazhe sepse gjërat thuhen dhe humbasin në përkthim, por nëntë ditë më parë më diagnostikuan me sindromën e paralizës Ramsay Hunt, e cila është në thelb një nerv kranial që sulmohet në tru, i iniciuar nga një virus."

Pavarësisht vështirësive, ish-lojtari mbeti optimist: "Rimëkëmbja mund të zgjasë gjashtë deri në tetë javë, mund të zgjasë më shumë se një vit, por ka 70 përqind shanse për një rimëkëmbje të plotë. Do ta kaloj këtë, kjo është dita e nëntë, ndoshta dita më e vështirë deri më tani."

Sindroma Ramsay Hunt shkaktohet nga një virus që prek nervin e fytyrës dhe mund të shkaktojë paralizë të fytyrës, skuqje të lëkurës pranë veshit, dhimbje të forta të veshit ose humbje të dëgjimit.

Andy Morrison mbërriti te Manchester City në vitin 1998 nga Huddersfield Town dhe bëri 27 paraqitje për Citizens. Ai ishte vendimtar në promovimin e tyre në ish-Division One nëpërmjet play-off-eve në sezonin 1998-99 dhe në promovimin e tyre në Premier League sezonin pasardhës.

Në vitin 2013, ai u emërua ambasador i klubit, pasi më parë ishte votuar kapiteni i tretë më i mirë në historinë e Manchester City në revistën zyrtare të klubit.

Manchester City nuk ka qëndruar indiferent ndaj situatës dhe tashmë ka shprehur mbështetjen e tij për Morrison. "Andy, secili prej nesh në City po mendon për ty tani. Të dërgojmë dashurinë dhe urimet tona më të mira. Do të jemi me ty në çdo hap të rrugës", shkruan Citizens.

Edhe ish-klubet e tjera të lojtarit lanë mesazhe mbështetëse. "Të urojmë shërim të shpejtë, Jock. Jemi të gjithë me ty", tha Plymouth. Blackpool shkroi: "Urimet më të mira nga të gjithë në Bloomfield Road, Andy."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 7 Mars 2026, 10:30

Kevin De Bruyne është rikthyer!

Kevin De Bruyne hyri në fushë në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Torinos ITALI - Napolit i ka munguar shumë, por për f...