Sport

Kevin De Bruyne është rikthyer!

Pas më shumë se katër muajsh mungesë për shkak të një dëmtimi serioz muskulor, ylli belg është rishfaqur dje te Napoli.

7 Mars 2026, 10:30 Nga DOSJA
Kevin De Bruyne është rikthyer!
Kevin De Bruyne hyri në fushë në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Torinos

ITALI - Napolit i ka munguar shumë, por për fat të mirë të futbollit, Kevin De Bruyne është rikthyer në fushë. Kthimi i shumëpritur i yllit belg u arrit këtë të premte gjatë ndeshjes së Serie A në të cilën kampionët në fuqi të Scudettos mposhtën Torinon 2-1 në Stadio Diego Armando Maradona.

Në minutën e 79-të, me Napolin që po udhëhiqte 2-0, Antonio Conte futi De Bruyne në vend të Alisson Santos, i cili u prit me duartrokitje nga tifozët napolitanë.

Kanë kaluar katër muaj e gjysmë që nga ajo 25 tetor 2015, kur ylli që përcaktoi një epokë te Manchester City pësoi një këputje në kofshën e djathtë gjatë ndeshjes ndaj Interit (3-1). 

De Bruyne, i cili iu bashkua Napolit verën e kaluar në moshën 34 vjeç, pasi kontrata e tij me Cityn skadoi, kishte hapur serinë e golave, por u lëndua gjatë ekzekutimit të penalltisë gjysmë ore pas fillimit të ndeshjes.

Ai nuk e festoi golin, duke kapur menjëherë pjesën e pasme të kofshës së djathtë dhe u zëvendësua menjëherë.

Disa ditë më vonë, ai iu nënshtrua përsëri një operacioni, pasi pësoi të njëjtin dëmtim në vitin 2023 dhe qëndroi jashtë fushave për 128 ditë. Këtë herë, ai ka qenë jashtë fushave për pothuajse të njëjtën kohë (132 ditë).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll