Sport

Bundesliga/ Bayern Munich, shumë i fortë për Borussia Monchengladbach…

Bayern Munichu ka shënuar fitoren e radhës në Bundesligë, këtë here 4-1 në shtëpi ndaj Borussia Monchengladbach.

6 Mars 2026, 22:48 Nga DOSJA
Bundesliga/ Bayern Munich, shumë i fortë për Borussia
Jamal Musiala shënon golin e parë për Bayern

GJERMANI - Skuadra bavareze grumbulloi edhe tri pike, falë fitores 4-1 ndaj Borussia M'Gladbach. Bayerni e nisi shumë mire lojën për të kaluar në epërsi përmes Lennart Karl, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Gjithsesi ishte Luis Diaz ai që shënoi një supergol vollej për ta zhbllokuar epërsinë pas 33 minutave lojë. Ndërsa, ishte Laimer që dyfishoi epërsinë pas asistimit të Diaz (45’+1).

Bayerni ishte edhe më i mirë në pjesën e dytë, teksa shënoi golin e tretë përmes Jamal Musiala nga penalltia (57’). Mysafirët mbeten faktikisht me një lojtar më pak pasi Reitz bëri një ndërhyrje të rëndë brenda zonës.

Fitoren e bavarezëve e vulosi Nicolas Jackson pas një asistimi fantastik të Karl (79’), ndërkohë që Monchengladbach bëri golin e nderit përmes Moyha (89’).

Bayerni pas fitores 4-1 shkon në kuotën e 66 pikëve, ndërsa Monchengladbach renditet në pozitën e 12-të me 25 pikë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll