Sport

Dorezat e portierit Trubin kur shënoi ndaj Real Madridit, tani janë në Muzeun e Benficas…

Faqja zyrtare e institucionit të Benficas ndau një fotografi në rrjetet sociale.

6 Mars 2026, 18:30 Nga DOSJA
Dorezat e portierit Trubin kur shënoi ndaj Real Madridit, tani janë
Dorezat e Trubin në Muzeun e Benficas

PORTUGALI - Nata magjike që përjetoi Benfica më 28 janar në Estádio da Luz, kundër Real Madridit, me siguri do të mbetet në kujtesën e të gjithë tifozëve të Benficas.

Atë natë, “Shqiponjat” mposhtën gjigantët spanjolë 4-2 në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt të Ligës së Kampionëve dhe siguruan kualifikimin për raundin play-off të garës.

Heroi i ndeshjes ishte portieri Anatoliy Trubin, jo për atë që bëri në zonën e tij të penalltisë, por për golin e mrekullueshëm që shënoi me kokë në zonën kundërshtare, në pjesën e fundit të ndeshjes.

Imazhet e portierit ndërkombëtar ukrainas bënë xhiron e botës, dhe sot dorezat që Trubin mbajti në atë ndeshje, iu dhuruan muzeut të Benficas - Cosme Damião.

"Momente unike. Historia e Benficas shkruhet çdo ditë", shkruhet në mbishkrimin e postimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll