Sport

Vitinha nuk do të dëgjojë as për Realin: "Do të ishte budallallëk nëse do të transferohesha..."

Ndërkombëtari portugez thotë se është shumë i lumtur te PSG-ja.

5 Mars 2026, 17:31 Nga DOSJA

Vitinha nuk do të dëgjojë as për Realin: "Do të

FRANCE - Vitinha nuk dëshiron të dëgjojë për interesin e ndonjë nga klube të tjera.

Në një intervistë me Canal 11, në programin 'Soltinhos pelo Mundo', mesfushori ndërkombëtar portugez siguroi se ai dhe familja e tij janë shumë të lumtur te PSG-ja dhe theksoi se në këtë fazë të karrierës së tij "do të ishte budallallëk" të transferohej në një klub qoftë edhe si Real Madridi.

"Nuk mendoj se është gjëja më e mirë për mua tani. Ndihem shumë mirë te PSG. Siç e kam thënë tashmë, dhe kjo është nga zemra, ndiej se njerëzit këtu më pëlqejnë vërtet. Dhe kam bërë shumë për të merituar atë dashuri, atë përzemërsi.

Më pëlqen të jem këtu. Familjes sime i pëlqen të jetë këtu. Ndihemi mirë jo vetëm për sa i përket jetesës në këtë shtëpi, por edhe në jetën tonë të përditshme...

Me punën që kam, një qendër stërvitore me kushte fantastike, një grup fantastik, një trajner të pabesueshëm. Do të ishte budallallëk të ndryshoja", shpjegoi lojtari 26-vjeçar, i cili gjithashtu pranoi se e sheh veten midis mesfushorëve më të mirë në botë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 5 Mars 2026, 17:15

Paulo Dybala “thyhet” përsëri!

ITALI - Sulmuesi argjentinas i Romës, Paulo Dybala, u detyrua të largohej nga seanca stërvitore e ekipit të tij të enj...