Sport

Befasi, kostumin e Jutta Leerdamit, me të cilin ajo fitoi medaljen e artë, e blenë 195.000 euro!

Ka qenë artikulli që ka mbledhur më shumë para midis të gjithë atyre që kanë dhuruar patinatorët olimpikë nga Holanda.

2 Mars 2026, 17:30 Nga DOSJA

Befasi, kostumin e Jutta Leerdamit, me të cilin ajo fitoi medaljen e

HOLANDE - Ndikimi i Jutta Leerdam, patinatores holandeze që fitoi dy medalje në Lojërat Olimpike “Milano-Cortina”, është demonstruar jo vetëm nga shtrirja e postimeve të saj në mediat sociale. 

Kampionia olimpike në garën 1.000 metra patinazh të shpejtë ka zënë vendin e parë në ankandin e mbajtur me rroba të dhuruara nga anëtarët e ekipit holandez në lojërat dimërore.

Befasi, kostumin e Jutta Leerdamit, me të cilin ajo fitoi medaljen e
Me dy medalje, holandezja ka qenë një nga fenomenet e Lojërave

Leerdam ia dhuroi kostumin e saj të patinazhit ‘matchwornshirts.com’, së bashku me xhaketën që mbante veshur në ceremoninë e ndarjes së medaljeve dhe një shirit koke.

Kostumi u shit për 195.000 euro, çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për ndonjë artikull në ankand. Kostumi i Femke Kok, fitueses së medaljes së artë në garën e 1.500 metrave, u shit për 4.802 euro. 

Xhaketa që mbante veshur kur mori medaljet e arta dhe të argjendta (në garën e 500 m.), e cila ishte nënshkruar edhe nga vetë patinatorja, u shit për 4.826 euro. Shiriti i flokëve të saj u shit për mbi 1.300 euro. 

Leerdam synon  t'i dhurojë këto para për De IJsvereniging, klubin e patinazhit të qytetit Pijnacker ku ajo filloi të bënte patinazh. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 2 Mars 2026, 15:30

Real Madridi - adresa re e Haalandit?

SPANJE - Real Madridi tashmë ka një objektiv të qartë për afatin e ardhshëm kalimtar të verës: blerjen e nj&...