Sport

Ernest Muçi edhe pse nuk shënoi, ‘Sofascore’ e përfshin në formacionin e javës...

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi Ernest Muçi është shndërruar në një pikë referimi për skuadrën e Trabzonsporit, ku ai është dhënë në formë huazimi nga Besiktasi

2 Mars 2026, 15:53 Nga DOSJA

Ernest Muçi edhe pse nuk shënoi, ‘Sofascore’ e

TURQI - Sulmuesi kuqezi Ernest Muçi edhe pse nuk shënoi në ndeshjen e radhës të Trabzonsporit kundër Karagumruk, e fituar me rezultatin 3-1 ishte gjatë gjithë kohës aktiv në fushën e lojës.

Kjo bëri që portali i specializuar i statistikave Sofascore ta përfshijë atë në formacionin e javës në kampionatin turk duke i dhënë edhe një notë mjaft të mirë, 7.6.

Në sfidën ndaj Karagumruk, Ernest Muçi me pasimin e tij në minutën e 20-të te Tufan, i dha mundësinë këtij të fundit të japë asist te Onuachu që shënoi për Trabzonsporin.

Po kështu futbollisti kuqezi pati meritën edhe te dy golat e tjerë me krosimet e tij nga goditjet e këndit pikërisht në minutën e 47-të dhe të 50-të në pjesën e dytë të ndeshjes.

Ernest Muçi në këtë sezon ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 4 asiste në 24 ndeshje, ndërkohë që Trabzonspor është në vendin e tretë me 51 pikë pas Galatasaray dhe Fenerbahçe që kanë respektivisht 58 dhe 54 pikë.

Ernest Muçi edhe pse nuk shënoi, ‘Sofascore’ e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 2 Mars 2026, 15:30

Real Madridi - adresa re e Haalandit?

SPANJE - Real Madridi tashmë ka një objektiv të qartë për afatin e ardhshëm kalimtar të verës: blerjen e nj&...