Politike

Bardhi: Qëllimi i kësaj proteste është të sensibilizojë të gjithë qytetarët e Tiranës që Edi Rama nuk mund të mbajë peng Shqipërinë

Në një prenoncim për mediat në protestën e opozitës, Bardhi u shpreh se, protesta ishte paqësore dhe policia nuk kishte asnjë arsye për të bllokuar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

28 Shkurt 2026, 20:53 Nga D.S
Bardhi: Qëllimi i kësaj proteste është të
Gazmend Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi deklaroi se, qëllimi i kësaj proteste është të sensibilizojë qytetarët që Edi Rama nuk mund të mbajë peng Shqipërinë.

Në një prenoncim për mediat në protestën e opozitës, Bardhi u shpreh se, protesta ishte paqësore dhe policia nuk kishte asnjë arsye për të bllokuar lëvizjen e lirë të qytetarëve. Sipas tij, protesta organizohet për qytetarët dhe për socialistët e ndershëm.

"Sigurisht që, qëllimi i kësaj proteste është të sensibilizojë të gjithë qytetarët e Tiranës që Edi Rama nuk mund të mbajë peng Shqipërinë për shkak të korrupsionit të tij qeveritar. Arsyeja pse sot zgjodhëm si formë proteste marshimin në rrugët e Tiranës është pikërisht ky, për të sensibilizuar qytetarët për t’iu bashkuar protestës.

Ne protestojmë për demokratët, protestojmë për socialistët e ndershëm, protestojmë për qytetarët pa parti sepse Shqipëria është e të gjithëve dhe beteja për Shqipërinë duhet të bëhet nga të gjithë. Unë e kuptoj që krimi strehohet në të dyja godinat, dhe policia në vend që të arrestojë ato që i kanë kthyer drejtoritë e policisë në institucione ku krimi qeveris, pengon të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të protestuar. Siç e shikoni, protesta është paqësore dhe policia nuk ka asnjë arsye për të bllokuar lëvizjen e lirë të qytetarëve," tha Bardhi./Dosja.al

gazmend bardhi pd protesta e opozitës

Sondazh

Poll