Protesta e opozitës/ Protestuesit drejt selisë së PS, Shqiponjat dhe FNSH i zënë 'pritë' (VIDEO)
kordoni policor para selisë së PS TIRANË- Pas Policisë së Shtetit, protestuesit e opozitës janë zhvendosur drejt selis&e...
Koçiu shprehet gjithashtu se, ky zjarr nuk djeg dot asnjë reformë dhe as të ardhmen europiane të Shqipërisë, por vetëm mbetjet e fundit të një opozite.

TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka reaguar lidhur me protestën e Partia Demokratike. Me anë të një postimi në Facebook, Koçiu thekson se fakti që protestuesit shkuan me molotovë në duar drejt godinës së Policisë së Shtetit është një provokim i hapur dhe një dëshirë e ethshme për përshkallëzim.
Koçiu shprehet gjithashtu se, ky zjarr nuk djeg dot asnjë reformë dhe as të ardhmen europiane të Shqipërisë, por vetëm mbetjet e fundit të një opozite.
Reagimi i Koçiut:
Të shkosh me molotovë në duar drejt godinës së Policisë së Shtetit nuk është një akt proteste, por një provokim i hapur dhe një dëshirë e ethshme për përshkallëzim, duke tentuar të delegjitimohet forca e ligjit përballë presionit të rrugës. Marshojnë si çlirimtarë në rrugët e kryeqytetit, ndërkohë që janë po ata vetë që shqiptarët i kanë lënë jashtë rrugës së politikës me votë.
Duke u fshehur pas bandës së molotovëve, ky Don Kishot që grindet me koshat e mbeturinave si me mullinjtë e erës, e ka kthyer partinë e parë pluraliste në një repart zjarrvënësish. Ky zjarr nuk djeg dot asnjë reformë dhe as të ardhmen europiane të Shqipërisë, por vetëm mbetjet e fundit të një opozite që nuk di më as kush është, as ku po shkon dhe as pse po bërtet./Dosja.al
kordoni policor para selisë së PS TIRANË- Pas Policisë së Shtetit, protestuesit e opozitës janë zhvendosur drejt selis&e...
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestën e opozitë...
Flamur Noka TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar se asgjë nuk e ndal revoltën e q...
Luçiano Boçi TIRANË- Deputeti Luçiano Boçi ka mbetur i lënduar nga nga spraji i hedhur nga policia. Siç ...
TIRANË- Protestuesit e opozitës janë larguar nga rruga që të çon drejt Policisë së Shtetit, ku patën dhe pë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar protestën e sotme të opozitës. Me anë të një postimi në X,...
TIRANË- Një protestues ka humbur ndjenjat, pas hedhjes së gazit lotsjellës nga policia. Situata është tensionuar, pasi policia u...
pamje nga perleshja e protestuesve me kordonin e policisë TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi...
pamje nga protesta TIRANË- Është tensionuar situata në protestën e opozitës ku policia ka hedhur ujë me piper dhe gaz lo...
foto nga protesta TIRANË- Protestuesit e opozitës janë përplasur me efektivët e policisë. Sipas intenerarit të P...