Sport

Vllaznia fiton klasiken e futbollit shqiptar, mund 3-1 Tiranën në “Loro Boriçi”

Vllaznia është rikthyer te fitorja në kampionat, duke mundur 3-1 Tiranën në ‘Klasiken’ e futbollit shqiptar.

27 Shkurt 2026, 21:22 Nga DOSJA
Vllaznia fiton klasiken e futbollit shqiptar, mund 3-1 Tiranën në

SHKODER - Vllaznia është rikthyer te fitorja në kampionat, duke mundur 3-1 Tiranën në ‘Klasiken’ e futbollit shqiptar.

Takimi i luajtur në “Loro Boriçi” prodhoi shumë emocione, ndërsa Edi Martrini u vu edhe njëherë përballë Orges Shehit, i cili zhvilloi ndeshjen e parë në krye të stolit bardheblu pas rikthimit. Të parët që shënuan ishin pikërisht kryeqytetasit, të cilët kaluan në avantazh me Redon Xhixhën në minutën e 26’.

Gjithsesi, festa bardheblu zgjati vetëm 6 minuta, pasi shkodranët rikthyen baraspeshën me anë të Charles në të 32’. Në pjesën e dytë, kuqeblutë morën lojën nën kontroll. në minutën e 49’, Cortes shënoi në portën e tij, duke i dhënë për herë të parë avantazhin ekipit të Martinit, ndërsa në të 71’ Balaj i dha goditjen e fundit bardhebluve me një 11-metërsh.

Kështu Vllaznia ruan kreun e Superiores me 51 pikë, ndërsa Shehit do t’i duhet të punojë më shumë për të realizuar objektivin “mbijetesë”, me Tiranën që e sheh veten në vendin e parafundit me 21 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll