Sport

Orges Shehi nis aventurën 'për të shpëtuar' bardheblutë, trajneri i 4-t i Tiranës këtë sezon!

Misioni i trajnerit Shehi, në këtë aventurë të dytë të tij është bëjë shpëtimtarin e Tiranës…

25 Shkurt 2026, 11:26 Nga DOSJA

Orges Shehi nis aventurën 'për të shpëtuar'

TIRANE - Orges Shehi është sërish trajner i Tiranës. Tekniku durrsak rikthehet në krye të bardhebluve në një moment delikat të sezonit, duke u bërë kështu njëri nga emrat më të lidhur me historinë e fundit të skuadrës më të titulluar shqiptare.

Shehi e njeh mirë Tiranën dhe Tirana e njeh mirë atë. Gjatë mandatit të tij të parë, tekniku drejtoi bardheblutë për më shumë se dy vjet e gjysëm, nga janari i vitit 2021 deri në tetorin e vitit 2023, duke drejtuar mbi 120 ndeshje zyrtare.

Në atë periudhë, Tirana fitoi titullin kampion të Kategorisë Superiore dhe Superkupën e Shqipërisë, duke e bërë Shehun trajnerin më jetëgjatë të bardhebluve prej dekadash. Shifrat tregojnë një bilanc pozitiv me mbi 60 përqind fitoresh gjatë drejtimit të tij.

Pas largimit nga Tirana, Shehi mori drejtimin e Ballkanit të Kosovës, por rruga e tij kthente sytë gjithmonë nga Tirana. Shkarkimi i Nuhiut sjell menjëherë emërimin e Shehit të paktën deri në fund të sezonit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll