Sport

Kylian Mbappe alarmon Real Madridin… mund të mungojë ndaj Benficës!

Ylli francez i sulmit të “los blancos” prej kohësh luan i dëmtuar në gjurin e majtë…

25 Shkurt 2026, 08:30 Nga DOSJA

Kylian Mbappe alarmon Real Madridin… mund të mungojë ndaj

SPANJE - Kylian Mbappe alarmon Realin e Madridit. Sulmuesi francez është shumë në dyshim për të qenë në formacion në ndeshjen me Benficën që do të luhet këtë të mërkurë në ‘Santiago Bernabeu’ për një vend për në 16-tat e finaleve të Ligës së Kampioneve.

Ai ka probleme në gjurin e tij të majtë që nga muaji janar dhe nuk mundi të përfundojë stërvitjen e kësaj të marte në Valdebebas, duke hedhur hije dyshimi se ndeshjen kundër skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho mund ta nisë nga stoli.

Ky është një shqetësim për trajnerin e ‘Los Blancos’, Alvaro Arbeloa që shikon sesi futbollisti dhe goleadori më i mirë i skuadrës së tij mund të mos luajë në këtë ndeshje me Benfican edhe pse skuadra madrilene vjen me avantazhin e fitores 1-0 të ndeshjes së parë në Da Luz.

Gjithsesi, Arbeloa është i përgatitur në rast se Mbappe nuk do të mund të luajë teksa ka si alternativë Gonzalo Garcia, siç ndodhi në sfidën e 14 shkurtit me Real Sociedad ku Mbappe ishte zëvendësues për të njëjtën arsye.

Gjithsesi, nëse nuk do të ketë ndonjë informacion të minutës së fundit nga ana e Realit të Madridit, sesi do të luajë Mbappe ndaj Benfica si titullar apo zëvendësues do të mësohet vetëm 1 orë përpara ndeshjes kur Arbeloa të bëjë të ditur formacionin zyrtar

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll