Sport

Tutat e Jutta Leerdam në “Milano-Cortina 2026”, shitet mbi 7.000 euro në një ankand!

Patinatorja Jutta Leerdam ka nxjerrë në ankand tutat e saj sportive që veshi në “Milano-Cortina 2026”. Oferta rekord për kampionen olimpike.

24 Shkurt 2026, 15:30 Nga DOSJA

Tutat e Jutta Leerdam në “Milano-Cortina 2026”, shitet mbi

HOLANDE - Efekti i “Milano-Cortina 2026” nuk mbaron me ceremoninë e mbylljes: Jutta Leerdam, mbretëresha holandeze e akullit, i ka mahnitur tifozët duke nxjerrë në ankand kostumin e saj të veshur me autograf, gjatë garave të 500 dhe 1000 metrave.

Ankandi për MatchWornShirt ka shpërthyer, duke tejkaluar tashmë 80 oferta nga çdo cep i globit, nga SHBA-ja në Meksikë.

Kostumi i 27-vjeçares, e cila fitoi medaljen e saj të parë të artë olimpike në Milano (në 500 metra), tashmë ka kaluar shifrën prej 7.000 eurosh, por ekspertët parashikojnë se ofertat përfundimtare mund të arrijnë në 10.000 euro. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll