Sport

Champions League/ Tensioni në kulm, luhen katër sfidat e kthimit të fazës play-off

Interi synon përmbysjen, duel delikat për Atleticon. Leverkusen dhe Newcastle, thuajse të kualifikuar

24 Shkurt 2026, 12:30 Nga DOSJA

Champions League/ Tensioni në kulm, luhen katër sfidat e kthimit

ZVICER - Atletico Madrid pret në shtëpi belgët e Club Brugge (18:45). Pas barazimit spektakolar 3-3 në ndeshjen e parë, kualifikimi është i hapur dhe do të vendoset në Madrid, ku gjithashtu pritet një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja ekipet.

Spanjolët vijnë si favoritë në këtë përballje, por Brugge shpesh ka treguar se mund të hapë probleme për çdo kundërshtar.

Tri takimet e tjera do të startojnë në orën 21:00. Ndeshje spektakolare pritet të jetë ajo mes Interit dhe Bodo/Glimt. Norvegjezët fituan ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin 3-1, por në Itali i pret një përballje delikate.

Interi po kalon një moment të shkëlqyer dhe në “San Siro” synohet përmbysja e madhe. Edhe kjo pritet të jetë një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja ekipet, me Interin favorit.

Bayer Leverkusen pret në shtëpi grekët e Olympiacos. Gjermanët triumfuan 2-0 në ndeshjen e parë dhe janë me një këmbë në fazën tjetër. Megjithatë fjalën e fundit do e thotë fusha e lojës.

Sfida tjetër është ajo mes Newcastle dhe Qarabag, që nuk ka shumë histori. Anglezët fituan 6-1 në ndeshjen e parë dhe e kanë mbyllur çështjen e kualifikimit.

Champions League/ Tensioni në kulm, luhen katër sfidat e kthimit

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll