Politike

Protesta e opozitës/ Aktorja Rajmonda Bulku: Të rikthejmë frymën e asaj kohe kur nuk patëm frikë të marim lirinë tonë

Aktoja u shpreh se duhet që shqiptarët të mos largohen nga vendi, por të luftojnë për të.

20 Shkurt 2026, 18:29 Nga E.d
Protesta e opozitës/ Aktorja Rajmonda Bulku: Të rikthejmë
Foto ilustruse

TIRANA- Aktorja Rajmonda Bulku ka folur në protestën kombëtare të opozitës. Gjatë fjalës së saj, Bulku u shpreh se duhet rikthyer fryma e asja kohe, kur qytetarët nuk patën frikë për të mbrojtur lirinë e tyre. Aktorja u shpreh se duhet që shqiptarët të mos largohen nga vendi, por të luftojnë për të.

Rajmonda Bulku: Ju falënderoj që sot doni edhe nga unë një fjalë. Të them dhe të kujtoj atë ditë historike të 20 shkurtit 1991, ku ne ishim të gjithë, bashkangjitur me grevën heroike të studentëve tanë, bashkangjitur me ta, nuk patëm frikë. Luftuam kundër një ushtrie që nuk duhet të harrojmë, që ishte akoma Partia Komuniste në krye. Kishim një frymë, të dashur qytetarë, të gjithë bashkë. Hoqëm frikën.

Morëm guximin tonë sepse deshëm lirinë, deshëm të rrëzonim sistemin më të egër komunist që na kishte dëmtuar dhe na kishte humbur lirinë për shumë e shumë vite. Të dashur qytetarë, dua të kujtoj atë frymë dhe të sjellim këtu sot atë dëshirë për të jetuar bukur në Shqipërinë tonë të bukur, që na ka falur Perëndia, por ta bëjmë për jetët tona, për fëmijët tanë, për nipërit tanë.

Të kenë mundësi të jetojnë më mirë, sepse ju takon në vendin e tyre të bukur. Të kenë mundësi të punësohen këtu dhe të mos ikin, dhe të mos braktisin këtë vend të bekuar. Zoti ka bekuar Shqipërinë, por Zoti bekoftë edhe shqiptarët./Dosja.al

rajmonda bulku pd protesta

Sondazh

Poll