Sport

BEFASI/ Kryetari i bashkisë së Mynihut, pjesë e bordit mbikëqyrës të Bayern Munichut...

“Isha pesë vjeç kur shkova për herë të parë në stadium për të parë një ndeshje të Bayernit dhe kur pashë Franz Beckenbauer, Gerd Müller, Sepp Maier dhe shokët e tyre të ekipit, ishte menjëherë e qartë: Bayerni do të jetë përgjithmonë klubi i zemrës sime”, tha Reiter.

19 Shkurt 2026, 15:54 Nga DOSJA

BEFASI/ Kryetari i bashkisë së Mynihut, pjesë e bordit

GJERMANI - Befasi… Dieter Reiter do të jetë pjesë e Bordit Surpevizor të “FC Bayern AG”. Edhe pse ka një detyrë publikë, pasi prej vitesh i shërben Mynihut si kryetar i Bashkisë së qytetit, Reiter ka pranuar ofertën që i ka bërë klubi i tij i zemrës duke sqaruar se nuk ka konflikt interesi.

Politikani i “SPD” njihet për afeksionin që ka për klubin e FC Bayernit. Ai prej vitesh ndodhet në strukturën e skuadrës, pasi ka qenë pjesë e Bordit Administrativ.

“Isha pesë vjeç kur shkova për herë të parë në stadium për të parë një ndeshje të Bayernit dhe kur pashë Franz Beckenbauer, Gerd Müller, Sepp Maier dhe shokët e tyre të ekipit, ishte menjëherë e qartë: Bayerni do të jetë përgjithmonë klubi i zemrës sime”, tha Reiter.

Bayerni shpjegon se bordi i tij mbikëqyrës, si të gjitha bordet mbikëqyrëse, është një organ kontrolli dhe këshillimi për bordin ekzekutiv, i cili mbikëqyr menaxhimin, emëron dhe shkarkon anëtarët e bordit si dhe vendos për transferimet që kërkojnë miratim. Sipas këtij shpjegimi është shmangur edhe konflikti i interesit.

Në Bavari ka një precedent, pasi edhe ish-kryetari i Bashkisë së Mynihut, Christian Ude, ishte anëtar i bordit mbikëqyrës të TSV 1860 Mynih për 13 vjet gjatë mandatit të tij.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Sport 19 Shkurt 2026, 14:59

15 mars: votimi dhe Barcelona-Sevilja…

Sergi Roberto duke ushtruar të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet e fundit të FC Barcelonës SPANJE - 15 marsi do t...