Sport

Bisedimet kanë nisur, Trabzonspor kërkon ulje çmimi për blerjen e Ernest Muçi

Besiktas këmbëngul për të mos ulur çmimin e sulmuesit shqiptar, edhe nga 13 golat dhe 5 asistet në 29 takime në të gjithë aktivitetet të 24-vjeçarit.

19 Shkurt 2026, 13:35 Nga DOSJA

Bisedimet kanë nisur, Trabzonspor kërkon ulje çmimi për

TURQI - Tratativat kanë nisur. Paraqitja mirë e Ernest Muçit, i cili u huazua nga Besiktas te Trabzonspor me të drejtë blerje në fund të sezonit, ka ndezur një krizë të re negociatash midis dy klubeve.

Skuadra nga Trabzoni po kërkon ulje të çmimit prej 8.5 milionë eurosh sipas mediave turke, ndërsa ekipi nga Stambolli nuk po lëshon. Kjo këmbëngulje bëhet edhe më e fortë  nga 13 gola dhe 5 asiste në 29 takime në të gjithë aktivitetet të 24-vjeçarit.

Kontrata e Ernest Muçit me Besiktas përfundon më 30 qershor të 2027 dhe nëse nuk arrihet një marrëveshje me Trabzonspor, sulmuesi shqiptar mund të kthehet në një lojtar tepër të kërkuar gjatë merkatos së verës.

Por me atë që ka treguar në fushë dhe popullaritetin që ka krijuar te tifozët në Trabzon do të bëjnë të pamundurën për ta marrë, ndoshta duke përllogaritur sërish buxhetin e transferimeve. Plani është që Ernest Muçi të firmosë për 3 vite.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll