Sport

“Bilbilat” shqiptarë do të vendosin drejtësi në ndeshjen e sotme të Conference League...

Një ekip gjyqtarësh shqiptarë, me në krye ndërkombëtarin Juxhin Xhaja do të japin drejtësi në Qipro

19 Shkurt 2026, 08:00 Nga DOSJA

“Bilbilat” shqiptarë do të vendosin drejtësi në

ZVICER - Në ndeshjet e sotme të play-off-it për Conference League nuk do të mungojnë edhe gjyqtarët shqiptarë.

Në një prej sfidave më të rëndësishme të kësaj dite, në takimin Omonoia-HNK Rijeka, që do të luhet në Qipro, do të jetë gjyqtari shqiptar Juxhin Xhaja, ai i cili do të vendosë drejtësi në fushën e ndeshjes.

Asistentë të tij janë caktuar Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Olsion Yzeiraj. Në dhomën e VAR-it do të jetë si asisten VAR, arbitri Kreshnik Bajramaj.

Kjo sfidë do të zhvillohet të enjten, më 19 shkurt, në orën 21:00.

B.T (D0sja.al)

Sondazh

Poll