18 Shkurt 2026, 22:40
Nga E. D
foto ilustruese
GREQI- Prej 13 muajsh, Aliaj ndodhej në burgun e Greqisë, duke pritur ekstradimin drejt Shqipërisë. Në muajt e fundit para vrasjes, ai po përpiqej të shmangte me çdo kusht rikthimin në Shqipëri. Sipas informacioneve, 49-vjeçari kishte hyrë në një mekanizëm për të siguruar një dokument që do t’i hapte rrugë azilit politik, një lëvizje që do të pezullonte ose të paktën do të vononte ekstradimin.
Flitet se për një procedurë të tillë qarkullojnë shuma që variojnë nga 50 deri në 100 mijë euro, por nuk ka konfirmim nëse ai arriti ta siguronte realisht këtë mbrojtje apo nëse gjithçka mbeti në tentativë.
“Jani Aliaj tentoi të shmangte ekstradimin, ku hyri në një mekanizëm për sigurimin e një letre për azil politik. Të paktën këtë kemi të sigurtë nga informacionet që TCH disponon”, u shpreh gazetari Artur Bibe.
“Ka bërë çmos për ta penguar ekstradimin. Me veprime procedurale, me procese gjyqësore, me shtyrje të mundshme e të gjitha me radhë, por fakti është se ishin drejt finishit të kësaj rruge gjyqësore dhe mendohej dhe besohej se për pak kohë ky shtetas do ekstradohej në RSH… në rast se do përfundonte procedura e ekstradimit mendoj se do ishte më i sigurtë duke vuajtur dënimin në Shqipëri sesa në Greqi”, u shpreh avokati, Indrit Sefa.
Në seancat gjyqësore për ekstradimin, avokatët e tij argumentuan se kthimi në Shqipëri do ta ekspozonte ndaj një rreziku serioz për jetën, për shkak të hakmarrjeve të hapura. Ata pretenduan se konfliktet e së kaluarës nuk ishin mbyllur dhe se siguria e tij nuk mund të garantohej.
Ironikisht, duket se ai rrezik që përmendej në sallën e gjyqit se mund t’i kanosej në Shqipëri, u materializua brenda burgut grek.
“Greqia konsiderohet një nga shtetet me numrin më të lartë të vdekjeve të dhunshme në burgjet e saj. Në lidhje me këtë ka shumë faktorë edhe nga vetë studimet, tregohet se një nga shkaqet është mungesa e kushteve në burgjeve, janë kushte të ulta. Faktori i dytë janë mungesa e stafit, faktori i tretë është korrupsioni që mund të ketë”, u shpreh avokati Gjergj Nikolla.
Në historinë e përplasjeve që lidhen me grupet kriminale të Tepelenës, shpesh historia ka treguar se kufijtë janë simbolikë.
Pista kryesore e hetimit të Prokurorisë greke për eliminimin e Jani Aliajt, mbeten hasmëritë me grupet rivale në Tepelenë. Për të kuptuar luftën mes këtyre bandave, tani, do të zbërthejmë të plotë jetën kriminale të Aliajt dhe rivalëve të tij.
Kjo ngjarje, konsiderohet kapitulli i fundit i një lufte që kishte nisur vite më parë, një luftë që nuk u ndal as nga dënimet, as nga hekurat, as nga protokollet e sigurisë. Një luftë që përfundon me vrasjen e dy protagonistëve kryesorë, Elton Çiço më herët, dhe Aliaj së fundi.
“Në këndvështrimin tim, hakmarrja nuk është në prioritet ose nuk është shkaku i parë që sjell këto ngjarje penale, por është nevoja që çdo grup kriminal ka nevojë për t’ju mbivendosur një grupi tjetër. Dhe derisa ai grup tjetër të shuhet përfundimisht nuk gjejnë qetësinë që do të thotë do vazhdojnë gjithmonë ngjarjet kriminale”, u shpreh avokati Indrit Sefa.
“Këto dy ngjarje ishin të palajmëruara, nuk mendoj se kishte kthim pas, dhe nuk mendoj se kishte ndonjë ndikim të madh në vendimmarrjet e grupeve, thjesht konflikti mes të dyve dihej, dhe të dy kërkonin eliminimin e njëri-tjetrin”, u shpreh gazetari, Xhevahir Zhabina./Top Channel
Aktualitet
18 Shkurt 2026, 22:49
E. D
foto ilustruese
GREQI- Një prej aktiviteteve kryesore të Jani Aliajt ishte kultivimi dhe trafiku i kanabisit. Mendohet se ky aktivitet e futi n&e...
Aktualitet
18 Shkurt 2026, 22:30
E. D
GREQI- Përplasja gjakatare mes grupeve të Tepelenës të drejtuar nga Elton Çiço dhe Jani Aliaj, e ka zanafillën 2 dekada...
Aktualitet
18 Shkurt 2026, 22:21
E. D
GREQI- Tri javë më pas vrasjes së Elton Çiços, hetimi merr formë konkrete. Policia e Tiranës, pasi dokumenton dinamik&e...
Aktualitet
18 Shkurt 2026, 22:13
E. D
GREQI- Pasi Jani Aliaj i shpëtoi disa atentateve, tashmë plumbat do të drejtoheshin nga armiku i tij i betuar. Më 1 maj 2016, Elton &Ccedi...
Aktualitet
18 Shkurt 2026, 22:01
E. D
GREQI- Mbrëmjen e 30 marsit 2015, Tepelena u trondit nga një sulm që do të linte shenja të thella tek familja e Elton Çicë...
Aktualitet
18 Shkurt 2026, 21:42
E. D
GREQI- Fillimisht autorësinë për vrasjen e Jani Aliajt, e mori një shtetas grek. Pak orë përpara ngjarjes u raportua se 49-vje&c...
Aktualitet
18 Shkurt 2026, 21:35
E. D
GREQI- Vrasja e Aliajt nuk ishte një grindje e zakonshme midis të burgosurve. Faktet që dolën në dritë flasin për një ...
Aktualitet
18 Shkurt 2026, 21:04
E.d
Foto ilustruse
BELGJIKË- Gazeta belge HLN i ka kushtuar një artikull Franc Çopjas, i cili është dënuar nga autori...
Aktualitet
18 Shkurt 2026, 20:48
Elton Qyno
TIRANË- Elira Kokona, është thirur në prokurorinë e Tiranës për të dhënë shpjegime lidhur me një dosje ...
Aktualitet
18 Shkurt 2026, 20:27
E.d
Foto ilustruse
KOLUMBI- Autoritetet kolumbiane kanë arrestuar autoreët e vrasjes së shqiptarit Artur Tushi, i cili u ekzekutua pak muaj m&eu...