Sport

BEFASUESE/ Bodo Glimt hoqi 80 ton borë nga stadiumi, përpara ndeshjes kundër Interit...

Ekipi i Chivut do të garojë në Rrethin Arktik në -6°C - një përpjekje titanike nga norvegjezët për të pastruar fushën nga bora për ndeshjen e sonte.

18 Shkurt 2026, 18:04 Nga DOSJA

BEFASUESE/ Bodo Glimt hoqi 80 ton borë nga stadiumi, përpara ndeshjes

NORVEGJI - Bodo Glimt po përgatitet për një natë historike sonte, duke mirëpritur Interin për ndeshjen e tyre të parë play-off të Ligës së Kampionëve. Megjithatë, para fillimit të ndeshjes, ekipi duhej të kapërcente dimrin e ashpër dhe kushtet e vështira të krijuara nga reshjet e borës së ditëve të fundit.

"Aspmyra Stadion", shtëpia e ekipit norvegjez që ndodhet në veri të Rrethit Arktik, u varros nën dëborë. Për ta bërë të mundur ndeshjen, u organizua një operacion gjigant pastrimi bore.

Male me borë 5 metra të larta!

Sipas mediave ndërkombëtare, drejtuesit e stadiumit u detyruan të hiqnin afërsisht 80 ton borë nga fusha e lojës dhe tribunat! Detyra e tyre ishte jashtëzakonisht e vështirë, pasi në disa pjesë të ambienteve bora kishte formuar masa që arrinin edhe pesë metra lartësi.
Imazhet e publikuara nga klubi në rrjetet sociale konfirmojnë se misioni u krye dhe stadiumi tani është gati dhe "i gjelbër" për të mirëpritur kampionët e Italisë.

I ftohti polar dhe "kurthi" i barit sintetik

Megjithatë, kushtet do të jenë ekstreme për lojtarët e Cristian Chivut. Parashikimi i motit për kohën e ndeshjes flet për temperatura që arrijnë -6 gradë Celsius, duke krijuar një mjedis armiqësor për "Nerazurët".

Përveç të ftohtit, Interi do të duhet të përshtatet edhe me barin sintetik të Aspmyra-s, një stadium që ka provuar të jetë një "kurth" për gjigantët. Ju kujtojmë se së fundmi atje "ra" i fuqishëm Manchester City, ndërsa Tottenham shpëtoi me një barazim.

Në të kundërt, Monaco dhe Juventus arritën të fitonin "dopietën" nëntorin e kaluar, por atëherë kushtet e motit ishin sigurisht më të buta krahasuar me mjedisin polar të sotëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll