Sport

“Milano-Cortina 2026”/ Mbyllen Lojërat Olimpike për shqiptaret Semire Dautin dhe Lisa Brungën, e pafat dhe Kiana Kryeziu...

Mbyllen përfundimisht Lojërat Olimpike të “Milano-Cortinas” për skiatoret shqiptare Semire Dauti dhe Lisa Brunga, ato u skualifikuan, ashtu si edhe skiatorja kosovare Kiana Kryeziu.

18 Shkurt 2026, 14:30 Nga DOSJA

“Milano-Cortina 2026”/ Mbyllen Lojërat Olimpike për

ITALI - Skiatorja shqiptare Semire Dauti, që u nis e 78-ta në zbritjen e parë në disiplinën e slalomit, nuk mundi ta përfundojë garimin e saj dhe si rrjedhojë u skualifikua. Kjo do të thotë se 18-vjeçarja nuk do të mund të marrë pjesë në zbritjen e dytë të kësaj disipline.

Ndërsa Lisa Brunga edhe pse e përfundoi garimin e saj, duke shënuar kohën e 58-të, u skualifikua, kështu që as ajo nuk siguroi pjesëmarrjen në zbritjen e dytë.

Fati në këto Lojëra Olimpike nuk ishte as me skiatoren nga Kosova, Kiana Kryeziu, e cila pasi u skualifikua në slalomin gjigand, nuk mundi dot të përfundojë garimin as në disiplinën e slalomit, kështu që edhe për të ky edicion i Lojërave Olimpike mbyllet këtu.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll