Sport

Fiorentina/ De Gea dhe Solomon jashtë ndeshjes së parë të play-off-eve të Konferencë Ligës

Portieri i Violas po vuan nga një ndrydhje e gishtit të mesëm në dorën e majtë, të cilën e pësoi gjatë ndeshjes së ligës të së dielës kundër Comos.

18 Shkurt 2026, 12:30 Nga DOSJA

Fiorentina/ De Gea dhe Solomon jashtë ndeshjes së parë të

ITALI - Fiorentina do të jetë pa David De Gean dhe Manor Solomon për ndeshjen e parë të play-off-eve të Ligës së Konferencës, e planifikuar për nesër në orën 21:00 në Poloni kundër Jagiellonias.

Portieri i Violas po vuan nga një ndrydhje e gishtit të mesëm në dorën e majtë, të cilën e pësoi gjatë ndeshjes së ligës të së dielës kundër Comos.

Për këtë arsye, ai nuk do të thirret për ndeshjen e kupës jashtë fushe. E njëjta gjë vlen edhe për anësorin izraelit, i cili është jashtë fushave për shkak të gripit.

Gjithashtu mungojnë në skuadrën e Fiores, Marco Brescianini dhe Daniele Rugani, të cilët u përjashtuan nga lista e skuadrës së UEFA-s, si dhe Albert Gudmundsson, i cili po rikuperohet nga një dëmtim në kyçin e këmbës. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll