Sport

Dinamo ngel në Elbasan, ndajnë pikët me Flamurtarin pas barazimit 1-1

Dinamo dhe Flamurtari kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 1-1.

15 Shkurt 2026, 18:46 Nga DOSJA
Dinamo ngel në Elbasan, ndajnë pikët me Flamurtarin pas barazimit

ELBASAN - Dinamo dhe Flamurtari kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 1-1.

Golin e parë e shënuan vlonjatët me anë të Bolzan, i cili tundi rrjetën nga penalltia. Në krahun tjetër, për golin e barazimit te dinamovitët mendoi kapiteni Bruno Dita, i cili shënoi në minutën e 3-të shtesë të pjesës së parë.

Kështu, “djemtë” e Ilir Dajës shkojnë në kuotën e 36 pikëve dhe mbeten në vendin e 4-t. Në krahun tjetër me 20 pikë të grumbulluara, Flamurtari mban vendin e 9-të, pra të parafundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll