Sport

Gabimi i Di Gregorio, portieri i Juves merr kërcënime dhe fyerje në mediat sociale…

Portieri i Juventusit ka përfunduar në shënjestër të tifozëve

15 Shkurt 2026, 16:00 Nga DOSJA

Gabimi i Di Gregorio, portieri i Juves merr kërcënime dhe fyerje

ITALI - Portieri i Juventusit, Michele Di Gregorio, është bërë cak i një reagimi të ashpër në rrjetet sociale. Gardiani i bardhezinjve bëri një gabim të rëndë në minutën e 17-të të ndeshjes kundër Interit, duke i lejuar zikaltrit të merrnin epërsinë.

Pas një krosi nga e djathta nga Luis Henrique, mbrojtësi i krahut i Juventusit, Cambiaso, devijoi topin dhe Di Gregorio, i zënë në befasi, u bë fajtor që e la topin të rrëshqiste dhe të përfundonte ngadalë në rrjetë.

“Di Gregorio është portieri më i keq që Juventusi ka pasur ndonjëherë. Pyes veten se si mund të kenë rënë kaq poshtë”, “Di Gregorio është portieri më i keq i 20 viteve të fundit”, “Di Gregorio nuk mund të luajë për Juventusin”, “Di Gregorio është aq i keq sa mund të jetë”, janë frazat kryesore të komenteve në rrjetet sociale.

Përveç kritikave të ligjshme, megjithatë, ish-portieri i Monzës, i cili ka qenë prej kohësh në listën e zezë të tifozëve, ka marrë edhe fyerje dhe madje edhe kërcënime me vdekje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll