Politike

Seanca konstituive në Kosovë, betohen 118 deputetë

Sipas përbërjes së mandateve, Lëvizja Vetëvendosje ka 57 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 22, Lidhja Demokratike e Kosovës 15, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6 dhe Lista Serbe 9.

11 Shkurt 2026, 18:10 Nga E.d
Seanca konstituive në Kosovë, betohen 118 deputetë
Foto ilustruse

KOSOVË- Në Kuvendin e Kosovës janë betuar 118 deputetët të legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Kosovës. Ata kanë dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Teksti i betimit u nënshkrua personalisht nga deputetët e pranishëm.

“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit. Betohem!”, thuhet në tekstin e betimit.

Sipas përbërjes së mandateve, Lëvizja Vetëvendosje ka 57 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 22, Lidhja Demokratike e Kosovës 15, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6 dhe Lista Serbe 9./Dosja.al

kosova deputete kuvend

Sondazh

Poll