Sport

Laporta jep dorëheqjen si president i Barçës për të kandiduar përsëri në zgjedhje…

Presidenti në largim, së bashku me disa drejtorë, zyrtarizuan dorëheqjen e tyre këtë të hënë për të kandiduar në zgjedhjet e 15 marsit.

9 Shkurt 2026, 15:30 Nga DOSJA

Laporta jep dorëheqjen si president i Barçës për të

SPANJE - Presidenti Joan Laporta ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij si president i Barcelonës, në mënyrë që të jetë në gjendje të kandidojë në zgjedhjet për Bordin e Drejtorëve që do të mbahen më 15 mars, sipas nenit 42.f të Statutit të FC Barcelonës.

Kjo dorëheqje u formalizua në mbledhjen e rregullt të Bordit të Drejtorëve të mbajtur këtë të hënë, në të cilën u publikua zyrtarisht thirrja për zgjedhjet.

Së bashku me Joan Laportan, edhe disa anëtarë të bordit aktual kanë dhënë dorëheqjen për të marrë pjesë në procesin zgjedhor.

Konkretisht, dorëheqjet e tyre i kanë paraqitur: zv.presidentja për çështjet institucionale Elena Fort, zv.presidenti për çështjet sociale, Rafael Escudero; si dhe drejtorët Ferran Oliver, Josep Maria Albert, Javier Barbany, Miquel Camps, Aureli Mas, Javier Puig dhe Joan Soler Ferrér.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 9 Shkurt 2026, 11:30

MotoGP prezantohet në Kuala Lumpur

MALAJZI - Së pari, një ngjarje madhështore u zhvillua në Kullën Permata Sapura: motoçiklistët e veshur elegantë u mi...