Sport

“Milan Cortina 2026”/ Austriaku festoi 'alla-Balotelli', pas medaljes së artë…

Skiatori austriak Benjamin Karl nuk mundi ta përmbante gëzimin e tij

9 Shkurt 2026, 15:00 Nga DOSJA

“Milan Cortina 2026”/ Austriaku festoi 'alla-Balotelli',

ITALI - Ai fiton medaljen e artë dhe... heq fanelën. Nuk është në një fushë futbolli, por “Milano Cortina 2026”, ku Benjamin Karl dha festën olimpike.

Atleti austriak zuri vendin e parë në slalomin gjigant të snowboardingut dhe, për të festuar medaljen e tij të katërt olimpike, në moshën 40 vjeç, ai zgjodhi të zhvishej dhe të tregonte muskujt, në një festë diku midis Hulkut dhe Balotellit.

Pas një britme çliruese, Karl u zhyt në dëborë, duke i bërë ballë të ftohtit të Livinjos. Italiani Maurizio Bormolini nuk kishte asnjë shans për të fituar, pasi u eliminua nga austriaku në raundin e 16-tave me vetëm tre të qindtat e sekondës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 9 Shkurt 2026, 11:30

MotoGP prezantohet në Kuala Lumpur

MALAJZI - Së pari, një ngjarje madhështore u zhvillua në Kullën Permata Sapura: motoçiklistët e veshur elegantë u mi...