Sport

Emocione në derbin e vogël të kryeqytetit, por në fund Tirana dhe Dinamo ndajnë pikët!

Tirana, pavarësisht avantazhit numerik për shumë minuta, në fund u detyrua të kënaqet me vetëm një barazzim, duke u ngjitur në kuotën e 21 pikëve dhe lënë pas vetes Bylisn dhe Flamurtarin në renditje.

7 Shkurt 2026, 17:29 Nga DOSJA

Emocione në derbin e vogël të kryeqytetit, por në fund

TIRANE - Derbi vogël  i kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos nuk nxorri fitues, duke u mbyllur në shifrat 1-1 pas 90 minutash plot emocione, tension dhe raste të humbura.

Një ndeshje që pati gjithçka: gol të shpejtë, penallti të shpërdoruar, karton të kuq dhe barazim dramatik në fund.

Tirana e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në sekondën e 40-të me golin e Falajes. Bardheblutë e trajnerit Nuhiju dominuan minutat e para, ndërsa Dinamo pati shansin ideal për të barazuar në minutën e 17-të, por Dejvi Bregu nuk arriti të konkretizojë penalltinë e fituar nga vetë ai.

Situata u përkeqësua për blutë në minutën e 35-të, kur Gudiabi u ndëshkua me karton të kuq pas një momenti tensioni në mesin e fushës, duke lënë Dinamon me një lojtar më pak. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal 1-0 për Tiranën.

Edhe pse në inferioritet numerik, Dinamo nuk u dorëzua dhe vazhdoi të kërkonte golin. Këmbëngulja u shpërblye në minutën e 81-të, kur 19-vjeçari Mustafa Koma shënoi golin e barazimit, duke heshtur tribunat dhe duke rikthyer ekuilibrat në derbi.

Barazimi konfirmon momentin e vështirë të ekipit të Ilir Dajës, që ende nuk ka shijuar fitoren në vitin 2026. Ndërsa Tirana, pavarësisht avantazhit numerik për shumë minuta, u detyrua të kënaqet me vetëm një barazim, duke u ngjitur në kuotën e 21 pikëve dhe lënë pas vetes Bylisn dhe Flamurtarin në renditje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll